Ironia e “The Guardian”; Anglezët pushime në Shqipëri

Britania është në debatin nëse vendi duhet të dalë nga BE-ja apo të qëndrojë, e për këtë është Shqipëria ajo e cila është pjesë e kësaj historive. Në një shkrim të sajën, The Guardian, shkruan se anglezët, pas referendumit do të nisen për pushime në Shqipëri. Nuk dihet nëse kjo është një ironi ndaj vendit i cili është bërë pjesë e debatit apo një promocion i Shqipërisë për turistët e huaj.

Ajo që duket theksuar është se, në Britani shqiptarët janë të identifikueshëm si persona që janë pjesë e grupeve kriminale dhe kanë një dominion të tyre të Angli. Më tej shkrimi vijon duke thënë se: Është koha për të menduar të pa mendueshmen. Brexit është më shumë se një mundësi, në qoftë se sondazhet janë të drejtë. Ne jemi britanike pas të gjithave”. Por edhe pse në shkrim nuk prezantohet gjatë vendi ynë por atje është mbizotërues paragjykimi se Shqiptarët janë kriminelë e nëse vendi anëtarësohet do të jetë më e lehtë lëvizja, sidomos në Angli.

Ajo që sugjeron artikulli i “The Guardian”, është se anglezët duhet të vizitojnë një vend Europian që është jashtë BE-së. Për më tej, në shkrim pasqyrohet se: “Islanda, Moldavia, Kosova apo Andorra. Ata thonë se Ukraina është shumë i mirë në këtë kohë të vitit. Kush do, ju kërkoni?”

Me ironi, gazeta shprehet se Anglezët janë duke kërkuar një vend për pushimet e tyre, i cili duhet të ketë një bunker të epokës komuniste, e që në shqiptari të tilla vende sipas gazetës, janë të që i konvertuara në hotele.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP