Ish-çiftet VIP që i bashkojnë fëmijët

Divorci është i vështirë si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët. Pavarësisht kësaj shumë çifte artistesh, zgjodhën për ti dhënë fund martesës së tyre, ani pse tashmë kishin krijuar një familje.
Sidoqoftë jeta është shumë e gjatë për të jetuar me dikë që nuk e do, prandaj ndonjëherë ndarja është zgjidhja e duhur, shkruan Magazina.al.

Mendohet që jeta pas divorcit është me e rendë se sa e mendon, por disa VIP-ave, arritën që shumë lehtë ta marrin vetë, duke krijuar kështu një jetë me dikë tjetër.

Magazina.al ju sjellë emrat e disa prej çifteve shqiptare që për arsye me të ndryshme i dhanë fund martesave të tyre,.

Dhe e vetmja gjë që tashmë i bashkon janë fëmijët e tyre.

Teuta Krasniqi- Blero Muharremi
Teuta dhe Blero ishin bashkë që nga viti 2009 dhe janë prindër të një vajze. Tani që të dy kanë krijuar jetë të re, por vazhdojnë të jenë prind të përkushtuar. Tara jeton me nënën Teute dhe pritet që shumë shpejtë të behët me motër. Ngase Teuta është tani është e martuar me Adoninisin dhe është në pritje të një vajze..

Inva Mulaj- Pirro Qako
Ata nga kjo martesë kanë djalin Anthony Çako i cili pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij, duke qenë se aty kishte shkollën dhe miqtë. Sopranoja shqiptare Inva Mulaj është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë.

Soni Malaj- Mriko Lucarelli
Pas 4 vjetësh, martesa e këngëtares Soni Malaj me balerinin italian Mirko Lucarelli merr fund. Ata janë prindër të një vajze Anna, dhe pas ndarjes e tërë dashuria e tyre shkon për Annën e vogel. Ndërsa ditë me parë është raportuar se këngëtarja Soni tashmë ka gjetur dashurinë e jetës.

Erleta Hoti- Kastro Zizo
Kanë kaluar më shumë së 3 vjet që nga ndarja e Kastros me vajzën e njohur të ekranit kosovar Erleten. Nia është vajza e tyre nga kjo martesë, shkruan Magazina.al

Lirak Qelaj- Ilire Vinca
Pas një martesë 20 vjeçare çifti ndahen. Duke “shkatërruar” gjithçka që kishin ndërtuar gjatë këtyre viteve martesë. Nga kjo martesë ata kanë tri vajza. Ndryshe nga aktorja, aktori dhe tashmë politikani Qelaj është në lidhje me personin që edhe la familjen për të.

Çiljeta Xhilaga- Chris
Jo shumë kohë me parë edhe ky çift u ndanë. Ata ishin martuar 4 vite me parë dhe nga kjo martesë erdhi në jetë djali i tyre Fernando, i cili tani jeton vetëm me nënën.

Blerim Gjoci- Anisa Ismajli
Aktori Gjoci, prej shumë vitesh ishte i martuar me aktoren Anisa Ismaili, me të cilën ka edhe dy fëmijë, tashmë të rritur. Por, jo shumë kohe më parë çifti I kanë dhënë fund martesës.

SHKARKO APP