Ish-eskorta: Bëja seks me të moshuar (FOTO)

Në përfundim të “karrierës” dy vjeçare si prostitutë, 27-vjeçarja kanadeze ka vendosur që kujtimet e saj t’i hedhë në një libër. Andrea Werhun nga Toronto ka publikuar librin “Modern Whore”, që e përkthyer (në mënyrë të moderuar) në shqip do të thotë “Prostituta moderne”.

Libri është një bashkëpunim me regjisoren Nicole Bazuin dhe siç thotë autorja synon që të flakë tutje disa paragjykime mbi punonjëset e seksit, njohur edhe si ‘eskortë’.

Andrea rrëfen se përgjatë dy viteve ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre kanë qenë të moshuar, deri edhe 80-vjeçarë. Për një orë ajo fitonte 200 deri në 300 dollarë. Por jo gjithçka e bënte për para.

“Nuk sikletosem dhe as pendohem për atë që kam bërë. E kam shijuar seksin me klientët, sigurisht edhe pagesën”, thotë ajo. Këshilla e Andreas për të gjitha vajzat që punojnë në këtë industri është që të flasin dhe të tregojnë historitë e tyre. “Kështu shoqëria do t’i pranonte më shumë”, shpreht ajo.

SHKARKO APP