Ish-Këneta në Durrës nën ujë, banorët kërkojnë ndihmë dhe dëmshpërblim
Një grup banorësh të zonës së ish-Kënetës, në Durrësin e Ri, protestuan këtë të mërkurë për të kërkuar ndihmë, pasi banesat e tyre vijojnë të jenë të përmbytura dhe pasditja parashikohet me reshje të tjera.
Sipas banorëve, kanalet kulluese janë të bllokuara, ndërsa niveli i ujit ka arritur rreth 30 centimetra në oborre dhe brenda shtëpive. Ata theksuan se uji nuk po tërhiqet dhe askush nuk ka ndërhyrë për ta larguar atë nga rrugicat dhe banesat.
“Unë kam vajzën e sëmurë në shtëpi, s’kam drita dhe bie masë do më zeje korenti. Jemi përmbytur tre ose katër herë dhe nuk kemi marrë dëmshpërblim. Duam vetëm të shpëtojmë. Vajzën e kam lënë sipër divanit, është e sëmurë”, u shpreh një banore, mes lotësh.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të larguar ujin dhe për të marrë dëmshpërblimet e nevojshme për dëmet e përsëritura.
KOHA JONË SONDAZH

