Ish-ministrat e Financës: Asnjë rrezik për bankat greke në Shqipëri

 

Shqipëria nuk është e rrezikuar nga falimentimi i  Greqisë.Dy ish-ministra të Financave  sqarojnë se vendi ynë ka marrë masa ligjore që në 2010 për të parandaluar një situatë të tillë.Anastas Angjeli deklaron se sistemi ynë bankar është  i sigurt dhe likuid ndërkohë që bankat greke zënë vetëm 17 % të totalit të aktiveve.

Anastas Angjeli: Efekti në sistemin bankar është minimal, nuk ekziston asnjë rrezik. Kjo bazohet në disa tregues dhe disa të dhëna të krahasuara me 2007. Sot bankat greke në Shqipëri zotërojnë vetëm  17% të totalit të aktivave të sistemit bankar. Zotërojnë 16% të depozitave gati 1.2 mld euro, zotërojnë 17% të totalit të kredisë.

Po ashtu edhe ish-ministri demokrat Ridvan Bode deklaron se nuk  pritet të ketë problem pasi janë marrë masa  ligjore që në 2010 duke i paraprirë një problemi  të tillë.

Ridvan Bode: Edhe në ekonominë tonë janë banka me kapital të bankave greke. Zhvillime dramatike nuk do kete sepse në vitin 2010 janë bërë ndryshime ligjore duke i konsideruar si filiale dhe duke i ngarkuara përgjegjësitë të shkëputura nga banka nënë në Greqi.

Greqia  ka mbyllur bankat deri në datën 5 korrik ndërsa në Shqipëri Banka e Shqipërisë raporton një situatë normale të aktivitetit të  kapital grek./Oranews

SHKARKO APP