Ish-ministri Naço: Ministrja Felaj po kërcënon banorët e Kuçovës. Hiq dorë, rrezikon 4 vite burg

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili është dhe kandidat për deputet i LSI-së në Qarkun e Beratit denoncon kërcënimet dhe ngacmimet e personave që ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela felaj po ushtron në këto ditë të fundit të fushatës ndaj banorëve të Kuçovës, ku dhe vetë Felaj kandidon në garën e 25 qershorit.

Për të vërtetuar këto kërcënime të Felajt, ish-ministri ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale një mesazh që ministrja Felaj i dërgon një qytetari të Kuçovës ku shihet qartë se mesazhi i Feljat është një kërcënim i hapur që ahjo bën për mbledhjen e kartave të identitetit.

Lidhur me këtë kërcënim, ish-ministri i Drejtësisë i kujton ish-koleges së saj se ai mesazh përbën vepër penale, nga e cila Felaj rrezik 6 muaj deri në 4 vite burg, dhe për këtë arsye ai i bën apel që të heqë dorë nga kërcënimet e votuesve.

Denoncimi i plotë i Nasip Naços

Ushtrimin e vullnetit të lirë të qytetarëve për ta mbështetur LSI në formën që ata e cilësojnë më oportune, nuk mund ta frenojë askush. Edhe në rastin kur bëhet fjalë për plotësimin e një formulari që përfshin deklarimin pa asnjë detyrim të numrit të kartës së identitetit.

Një veprim i tillë nuk përbën asnjë shkelje të ligjit, por përkundrazi guximi i tepruar i një Ministre Shteti në detyrë sikurse z. Ermonela Felaj që kërcënon votuesit, përveçse nuk ka asnjë moral, përbën edhe vepër penale.

Znj. Ministreshë, formën po ta falim, (e kam fjalën për mungesën e njohurive të theksuara në drejtshkrim) por përmbajtjen është e patolerueshme të ta pranojmë.

Për të gjithë të interesuarit, përmes kësaj fotoje (ku evidentohet numri i telefonit të Ministres Felaj) po mundësojmë përcjelljen e shqetësimit qytetar, si dhe pasojës ligjore që mbart ky komunikim sipas legjislacionit në fuqi.

Në Kodin Penal citoj parashikimin se:

“Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet”.

E nderuara Ministreshë, të ftojmë të reflektosh lidhur me komunikimin aspak njerëzor që shfaq hapur, nga i cili nuk ke kursyer as bashkëpunëtorët e tu më të afërt…

Ndërkohë, uroj të pranosh ftesën time publike për të qenë nesër e pranishme në mitingun përmbyllës në Kuçovë, i cili do të të ndihmojë shumë të ndërgjegjësohesh lidhur me vullnetin e vërtetë të popullit këtu.

P.S Rasti në fjalë është shënuar në Kuçovë.

SHKARKO APP