Ish-presidenti Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Ndihej zhgënjimi dhe lodhja

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar dënime në 180 vite burg për udhëheqësit e UÇK-së. Ish-presidenti Reixhep Meidani ka kujtuar takimin e fundit që ka pasur me Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin kur ata u kthyen nga Parisi për të shkuar në Kosovës. Në një intervistë për Top Channel, Meidani kujton takimin e fundit në Rinas, të shoqëruar më ambasadorët francez, ndërsa do të ktheheshin për në Kosovë, për të marrë miratimin e strukturave përkatëse. Po ashtu ish-presidenti ka kujtuar edhe takimin në Hagë, ku sipas tij ish-krerët ishin të lodhur dhe të zhgënjyer për akuzat.

”Edhe në kohën kur e kam takuar Hashim Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin në burgun e Hagës, ato këtë bindje kishin dhe më thanë që kjo akuzë është hequr. Nuk ekzistonte më dhe po ndryshohej vetë akuza, nga trafikim organesh në një organizatë kriminale, është e qartë që fillojnë ato bishtat të kthehen në kolona të mëdha dhe bëhen tepër serioze.

Ata janë takuar me mua, takimi i fundit ka qenë kur u kthyen nga Parisi, dhe meqë nuk u arrit marrëveshja, Hashimi me shokët u kthyen në Kosovë për të marrë miratimin e strukturave. Në kthimin nga Parisi, ndaluan në Tiranë, ishin me avion francez, shoqëruar nga ambasadori i Francës, ndaluan në Rinas dhe aty kam bërë takimin e fundit. Hashimin e mora në krah, por ambasadorët francez dukeshin të shqetësuar. Me zhvendosjen për në Kosovë, nuk u zhvendosën më tutje për në Maqedoni dhe pastaj në Kosovë, por grupi i UÇK kaloi nga kufiri i Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Hagë situata nuk ishte shumë e këndshme, kuptohet që nga pikëpamja psikologjike nuk ishte pozitive, ndihej lodhja, zhgënjimi, Rexhepi bënte përjashtim sepse e mbante humorin duke përdorur dhuntinë e tij artistike, por dukeshin që e ndjenin zhgënjimin. Kur e kujtoj sot, them që kanë pasur të drejtë”, tregon ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?