Ish-pronarët, MFE: 200 milion lekë më shumë për vitin e ardhshëm

Për vitin 2018 qeveria ka parashikuar 200 milion lekë më shumë për kompensimin e ish-pronarëve.

Në projekt buxhetin e vitit  2018 në zërin për vlerën e kompensim të ish-pronarëve parashikohen 4 miliard lekë nga 3.8 që ishte këtë vit.

Ndërkohë ky fond parashikohet me rritje më të ndjeshme  për vitet në vijim pasi skema e kompensimit të pronave me ligjin në fuqi parashikon rritje progresive të buxhetit deri në vitin 2028 vit kur pritet të përfundojë procesi i kompensimit.

Në këtë mënyrë  në bazë të treguesve të buxhetit  për vitin 2019 parashikohet që për kompensimin e pronarëve të përdoren 5 miliard lekë dhe 5.5 miliard në 2020.

Në bazë të ligjit të ri qeveria shqiptare parashikon që të përmbyllë procesin e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve brenda 10 viteve.

Në bazë të këtij ligji ish-pronarët do të kompensohen për tokat në bazë të vlerës që ato kanë pasur në momentin e shpronësimit.

Ndërkohë për sa i përket ish-të përndjekurve qeveria parashikon që edhe për vitin 2018 të shpenzohet i njëjti fondt. Sipas zërit të shpenzimeve në buxhet edhe për 2018 parashikohen 2 miliard lekë.

Fondi për ish-pronarët

2017    3.8 mld

2018    4 mld

2019   5 mld

2020     5.5 mld

SHKARKO APP