Ish-të përndjekurit, përfituesit e këstit të dytë. Financat: Afat për plotësimin e dosjes deri në fund të muajit

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dosjet brenda këtij muaji, në të kundërt humbasin këstin e dytë të dëmshpërblimit. Në listë janë rreth 1000 përfitues, të cilët kanë mangësi në dokumentacion dhe Ministria e Financave bën të ditur se përfituesit janë në limitet e kohës.

Të gjithë subjektet përfituese, pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë për trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, pas përfundimit të këtij afati jepet një afat shtesë deri në 30 ditë.

Kur një ish- i dënuar politik ose trashëgimtari/trashëgimtarët e ish- të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit.

Dokumentacioni që duhet të dërgohen në Ministrinë e Financave, për shpërndarjen e këstit të dytë është: 1.Numrat e llogarisë bankare në lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, ( dokumenti bankar i vitit 2015). 2. Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Pagesat e këstit të dytë, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar për pagesën e këstit të parë. “Gazeta Shqiptare” publikon listën me përfituesit e këstit të dytë, por që kanë mangësi në dosje.

Emrat e përfituesve të këstit të dytë, por që kanë mangësi në dosje i gjeni në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare”

SHKARKO APP