Ish-vartësi i Lleshajt, Ndrecaj: Policia rrahu me profesionalizëm në protestë
Ish-vartësi i Sandër Lleshajt në Ministrinë e Brendshme, por dhe ish-vartës i Lindita Nikollës në Ministrinë e Arsimit, në kohën kur ajo akuzohej nga studentët 2 vite më parë, Juristi Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për protestën për vrasjen e Klodian Rashës, deklaroi se në asnjë rast nuk kishte dhunë shtetërore.
Ndreca theksoi se policia sot nuk po përdoret më për interesa politike, siç, sipas tij, veprohej dikur.
Plarent Ndrecaj: Nuk ka pasur dhunë shtetërore ose sjellje të ekzekutuesit për të ushtruar dhunë ndaj atyre që kanë protestuar. Policia e Shtetit ka treguar qasje ndryshe ndaj kësaj proteste, që ishte edhe politike.
Policia e Shtetit ka treguar profesionalizëm. Qasja e policisë është krejt ndryshe nga koha kur përdorej për interesa politike.
Jordan Daci: Shiko dhunën, e kapin dhe e fusin në furgon me forcë. Policia e Shtetit dhunoi protestuesit.