Ish-ylli pornografik këshillon femrat: Ja si të jeni tërheqëse

Jenna Jameson është padyshim ylli pronografik më i njohur në botë. Gjatë karrierës së saj është paraqitur në mbi 100 filma për të rritur, kopjet e të cilëve janë shitur me miliona anekënd botës duke e bërë atë të famshme dhe të suksesshme në botën e industrisë pornografike.

Ajo ka shkruar edhe libër rreth jetës së saj, i cili ka qëndruar për gjashtë javë në krye të listës së librave më të shitur të The Neë York Times.

Jameson është tërhequr nga pornografia në vitin 2008, mirëpo seksi ka vazhduar të jetë pjesë e rëndësishme e jetës së saj, pasi është diçka për të cilën do të mbahet mend gjithmonë.

Në një intervistë në studion e Oprah Winfreyt, ajo ka treguar se jo vetëm meshkujt, por edhe femrat kanë dashur të flasin me të – duke dashur të mësojnë nga përvoja e saj dhe të cilat e kanë falënderuar për shumë gjëra që ua ka mësuar.

Gjatë kësaj interviste, 40-vjeçarja ka treguar edhe disa këshilla që mendon se i bëjnë femrat më tërheqëse.

Ngjyra e mirë e lëkurës (në solarium apo në plazh), relaksimi në dhomën e gjumit dhe ndalja e dritave (ndezja e qirinjve), si dhe shpenzimi te stilisti i flokëve – janë tri gjërat, sipas Jennas, që i bëjnë femrat të ndihen seksi dhe joshëse.

“Jam e sinqertë! Femra ndihet më mirë kur është seksi dhe e bukur. Shfrytëzojeni gjithë kohën. Bëni ndonjë model tërheqës flokësh, shkoni në shtëpi, ndizni qirinjtë dhe befasojeni mashkullin tuaj kur të vijë në shtëpi!”, këshillon ish-ylli pornografik.

SHKARKO APP