Ishin në ekspedita, 15 studentë përfundojnë në urgjencë. U helmuan në një restorant
Zyrtarisht policia deklaron se më datë 14.06.2017, rreth orës 01:04, në pavijonin infektiv të Spitalit “Nënë Tereza” kanë shkuar rreth 15 studentë të toksikuar.
Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë.
Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një restorant në Kalimash, Kukës. Veprimet e mëtejshme procedurale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.