Ishte gangsteri më i madh, Al Capone kishte frikë vetëm nga një gjë e çuditshme

Bërtiste natën dhe ishte i bindur se edhe dikush është në shtratin e tij! Krimineli i rryer Al Capone nuk është frikësuar nga askush dhe nga asgjë, përveç botës së të vdekurve. Tingëllon pabesueshëm, por ditët e fundit të jetës i ka kaluar në tmerr për shkak të shpirtit me emrin Jimmy.

Të përkujtojmë disa detaje nga jeta e tij. Është rritur në Bruklin, si njëri prej nëntë fëmijëve. Në moshën 14 vjeçe, ishte përjashtuar nga shkolla sepse kishte goditur mësuesin në fytyrë. Pas kësaj iu bashkëngjit bandave të rrugëve. Ky ishte fillimi i një karriere të madhe mafioze.

Në momentin e vdekjes, Capone kishte rreth 100 milionë dollarë të cilat i kishte mbledhur me krim, vjedhje, bixhoz dhe me veprimet tjera kriminale.

Masakra, e cila u krye në ditën e Shën Valentinit në vitin 1929 që më së shumti lidhet me emrin e tij. Njëri nga njerëzit të vrarë atë ditë ishte edhe James Jimmy Clark. Nuk ka shumë informacion për këtë njeri, por dihet se ishte kriminel i rangut të ulët i cili punonte për mafiozin Bugsy Siegel. Në këtë masakër janë vrarë shtatë njerëz të Bugsy-t, edhe pse Capone kurrë nuk është dënuar për këtë, ishte e qartë se ai i ka urdhëruar këto vrasje.

Kur ishte Capone në burg në Filadelfia, qelinë e kishte të pajisur mirë dhe shumë të rehatshme, por ai ishte i bindur se gjithmonë është dikush afër tij në shtrat. Të burgosurit tjerë dëgjonin se si natën bërtiste madje edhe që bisedonte me dikë.

Kur u lirua, mendoi se Jimmy e kishte lënë rehat. Mirëpo, ai gjithmonë e kishte përndjekur kudo. Capone kërkoi ndihmë nga fallxhorët apo magjistarët, por kot. U bë aq paranoik sa që truprojat shpesh vraponin në dhomën e tij duke menduar se dikush e ka sulmuar. Në vend të kësaj, e gjenin vetëm dhe të frikësuar deri në palcë.

Pas një kohe, u dënua sepse nuk kishte paguar tatimet dhe përfundoi në Alkatraz. Tashmë, vetëm vuante nga sifilizi. Sjelljen e kishte shumë të mirë, kështu që u lirua për të sjelljes së mirë.

Vdiq në vitin 1947 kur ishte 48 vjeç. Nuk është e njohur vërtet që e ka përndjekur Jimmy apo gjithë kjo ishte pasojë e çmendurisë për shkak të sifilizit. Duke marrë parasysh se Capone vërtet mendonte se është i mallkuar, duket se Jimmy vërtet arriti të hakmerret.

 

 

SHKARKO APP