Ishulli Mauritius rrezikohet nga një “vorbull’ nënujore?

E imagjinoni veten duke notuar në oqean dhe pastaj papritmas të thitheni nga një ujëvarë e madhe nënujore?! Nëse vizitoni ndonjëherë një ishull të quajtur Republika e Mauritiusit, noti shumë larg nga bregdeti mund ta bëjë këtë mankth të tmerrshëm në realitet. E pra, pothuajse të vërtetë… sepse në fakt ujëvara e frikshme është vetëm një iluzion, edhe duket krejtësisht e vërtetë, raporton “World”. Si një pikturë e krijuar nga vetë nëna natyrë, ishulli Mauritus gjendet 2,000 kilometra nga bregu juglindor i Afrikës, pranë Madagaskarit. Por iluzioni i mahnitshëm i një ujëvarë i jashtë bregut të Mauriciusit, po shokon dhe tërheq njerëzit nga e gjithë bota. Arsyeja për iluzionin e famshëm ka të bëjë me depozitat lokale të rërës dhe rrjedhat që kalojnë nëpër zonë dhe ndryshojnë ngjyrën e ujit në mënyrë që të duket si një ujëvarë që shkon drejt kush e di se ku. Imazhi mahnitës i iluzionit të ujëvarës është konsideruar si fenomeni më i rrallë mbi tokë.

SHKARKO APP