ISIS kërcënon sërish: Një masakër që nuk është parë më herët
Organizata terroriste ISIS kërcënon sërish Botërorin nëpërmjet një videoje ku premton “një masakër që nuk është parë më herët”. Në këtë video, të shpërndarë nga tabloidi angez, Daily Star, ISIS thotë se kërkon hakmarrje ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Videoja mbyllet me një pamje panoramike të stadiumit të Sochit, që survejohet nga një xhihadist i armatosur deri në dhëmbë, ndërsa rreth impiantet shfaqen shpërthime të fuqishme. Nuk është hera e parë që ISIS kërcënon Botërorin me sulme terroriste.
Pjesë e propogandës së luftëtarëve xhihadistë janë bërë edhe “yjet” e futbollit, si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, të cilët janë kërcënuar me vdekje.