Islami: Opozita do të jetë në zgjedhje përpos veprimeve të Ramës, do ketë fatin e Lukashenkos
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Kastriot Islami tha se vetëm Rama mund ta prishë marrëveshjen e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik.
Islami u shpreh se opozita ka deklaruar që do të marrë pjesë në zgjedhje me çfarëdolloj mënyrë dhe se nuk do të trembet nga veprimet e Ramës.
Islami: Vetëm Rama mund ta prishë marrëveshjen e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik. Po ashtu do të dhunojë këtë element të komisionet të Venecias që nuk lejon ndryshime në sistemin zgjedhor përpara zgjedhjeve në një periudhë më pak se një vit para tyre. Presidenti ka kryer një hap të rëndësishëm për zgjedhjet në raport me marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërkohë, opozita ka deklaruar që do të marrë pjesë në zgjedhje me çfarëdolloj mënyre. Ne do të trembi nga veprimet e Ramës, vetëm se zullumet e tij do t’i shtohen zullumet e bëra më parë.
Islami theksoi se Rama do t’i vazhdojë përpjekjet e tij për të ndryshuar rregullat e zgjedhjeve duke përfunduar, sipas tij si Lllukashenko.
Islami: Rama ka bërë ndryshime të njëanshme në kushtetutë. Nëse këto ndryshime nuk reflektohen në kod, nuk bëhen pjesë e procesit zgjedhor. Rama mund t’i miratojë edhe në kod këto ndryshime pa konsensusin e opozitës, por do të ketë kundër të gjithë ndërkombëtarët. Opozita do t’i qëndrojë marrëveshjes së 5 qershorit dhe do të stigmatizojë për prishje të cilësisë së zgjedhjeve Edi Ramën. Ne do të shohim se si do të sillet Rama. Presim që ai të tërhiqet nga ky budallallëk. Por Rama do të vazhdojë që t’i bjerë murit me kokë dhe do të përfundojë si vëllai i tij në Bjellorusi, Llukashenko.
Për Islamin ekziston edhe një mundësi teorike që të arrihet një konsensus mes palëve dhe zgjedhjet do të zhvillohet me atë konsensus.
Islami: Nëse Rama në mënyrë të njëanshme do të vazhdojë atëherë përgjegjësinë do të marrë ai. Ekziston edhe një mundësi teorike që të arrihet një konsensus mes palëve dhe zgjedhjet do të zhvillohet me atë konsensus. Me ndryshimet kushtetuese Rama ka hequr mundësinë e koalicionet të përbërë, jo koalicioneve, pasi partitë mund të garojnë me një bluzë. Nëse Rama i shkon marrëzisë deri në fund për koalicionet me një bluzë, atëherë partitë e opozitës do të shikojnë mundësitë se si është më mirë për taktika elektorale. Pavarësisht marrëzirave të Ramës ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ta mundim atë.
Islami shtoi se ndërkombëtarët nuk kanë një mekanizëm për zhvillimin e zgjedhjeve pa Ramës, prandaj opozita ka kërkuar një qeveri transitore.
Islami: Opozita ka qenë e vendosur që të mos ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Janë bërë zgjedhje me një opozitë që ka qenë e detyruar të marrë pjesë me rregullat e Ramës. Duket se ndërkombëtarët nuk kanë mekanizëm që të ketë zgjedhje pa Ramën. Prandaj ne kemi propozuar një qeveri transitore. Është kërkuar që këshilli politik të marrë atributet e një komisioni të reformës zgjedhore dhe të fuste në sistem partitë e opozitës.