Ismail Qemali i vjedhur tre herë?!

Unë: Zoti Kryeministër! E bënë fora djemtë në Beograd. Të 11-dhjetë, kundër 40 mijë serbëve. Më heroik se djemtë e Leonidhës në betejën e Termopilëve. Duke rrezikuar ndeshjen dhe jetën, të mbrojtën nderin. Dinjitetin. Lavdinë. E pe kronikën?

Ismaili: Nuk pashë gjë. Isha i zënë. Po ruaja gërmat e emrit nga hajdutët.

Unë: Kush të ka bërë kaq të vogël, që të vidhesh kollaj?

Ismaili: Histori e gjatë. Me “gatoi” për në muzeum Odise Paskali. I lumtë dora. Vepër artistike… Një natë më hoqën nga salla e Muzeumit dhe më sollën këtu?!

Unë:  Më kujtove historinë e monumentit të “Nënë Terezë”. Ishte vendosur në një qoshe. Në sheshi para universitetit. Erdhi Papa. E shkulën me viç.

Ismaili: E pashë Nënë Terezën kur kaloi para meje një muaj më parë. Ndoshta do ta kem edhe unë atë fat, po të vijë për vizitë Erdogani…

Bëra riplay. Shtator 2013. Kryeministri Rama sa vuri menderen në kolltuk tha me vete: “Tani kam edhe gurin edhe arrën! Ta nisim me problemet e mëdha që na i la si ferrë Doktor Rrumpalla. Mori kalemnë, bëri ca skica dhe shënoi: Urdhër:

1. Të heq nga zyra portreti i Presidentit Bujar Nishanit. 2. Në ballë të çdo zyre, të vendoset portreti i Ismail Qemalit. Doli në penxhere për të përshëndetur miletin! Sheshi bosh. Diku mes pemëve dallojë Ismail Qemalin.

-Po ti mo, mavri, pse rri si gjynaqar? Ballë meje, të ka ngulur Doktor Rrumpalla? Apo, demek, këtë vend i ka dhënë Luli i vocërr?!…Të kujtohet Ismail, ditën kur u bë inaugurimi i monumentit? E preu shiritin vetë Berisha!…Gaz i botës!… Po natën si e kalove? Si gjynaqar. Në sabah, të kishte rënë një germë! Gaz i botës! U deshën tre orë, që sahanlëpirsit e Berishës, të derdhin një germë bronxzi!

Ra celulari. Një SMS nga ministri i Rendit: “Zoti Kryeministër! Marr guximin të të them se kanë vjedhur 7 germa bronxi të Ismail Qemalit…”

-Mos e bëj qejfin qeder. Do jetë në interesin tonë ta “vjedhin” komplet Ismail Qemalin. Ne nuk na duhet trupi i derdhur në bronx. Na duhet portreti në pikturë i Ismail Qemalit…

Unë:  Zoti Ismail? Ke qenë apo nuk ke qenë Bej?

Ismaili: Po të mos ishe nga soi i bejlerëve, nuk mund të bëhesha deputet në Stamboll.

Unë: Po pse këtu shkruhet Imail Qemali Vlora? Ta kanë vjedhur titullin “Bej”?! Të të bëj edhe një pyetje të fundit: Kur ke lindur zotrote?

Imaili: Më 16 tetor.

Unë: Jo Imail beu! Ti ke lindur më 4 janar. Me 16 tetor ka lindur Enver Hoxha. Në këtë datë, sa ishte gjallë Enveri, nuk kishte mundësi të kishte lindur tjetër burrë!

Ismaili: Pse nuk thua, më kanë vjedhur edhe ditën e lindjes?!

SHKARKO APP