Itali, Panariti: Marrëveshje mes dy vendeve në bujqësi dhe peshkim

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u takua në Romë me homologun e tij italian, Maurizio Martina. Të dy ministrat firmosën marreveshien për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe të peshkimit.

Kjo marrëveshje i hap rrugen projekteve të përbashkëta dhe investimeve italiane në bujqësi, peshkim dhe akuakulturë. Pjesë e marrëveshjes janë skemat e sigurimeve ne bujqësi, investimet ne frutikulturë dhe ne sektorin e peshkimit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mga dy ministrat, Panariti dhe Martina, Italia angazhohet të ndihmojë Shqipërinë edhe me mbështetje institucionale dhe ekspertizë në hapjen e negociatave për në BE, veçanarisht në kapitujt 11, 12 dhe, 13.

Marrëveshja hap rrugën dhe lehtëson investimet e drejtëperdrejta në bujqësi nga pala italiane. Italia është një nga partnerët dhe mbështetësit kryesorë të bujqësisë shqiptare në hapat e saj drejt BE

Gjatë vizitës së tij në Itali, Ministri Panariti, zhvilloi një takim edhe me Administratorin e zyrës Amerikane për Bujqësinë për Europën Juglindore në Ambasadën Amerikane në Romë, Fred Giles.

Ministri Panariti diskutoi me Administratorin Giles mbi modernizimin dhe gjurmëshmërinë e sektorit të peshkimit, projekte për mbështetjen e bujqësisë në zonat e varfëra të Shqipërisë, si dhe sektorin e ullirit dhe vajit të ullirit.

Administratori Giles e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e zyrës qe ai përfaqeson në këto drejtime.

SHKARKO APP