Italia drejt shërimit? 260 viktima u shënuan në 24 orët e fundit

Numri i viktimave në Itali në 24 orë, fatmirësisht ka shënuar rënie të konsiderueshme.

Mediet fqinje shkruajnë se në 24 orë kanë ndërruar jetë 260 persona, 150 më pak se dje dhe asnjëherë nuk kishte rënë poshtë 300, që nga 15 marsi. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 26.644.

Nga 2,324 teste pozitive të zbuluar sot, shumica janë në Lombardi, me 920 raste të reja pozitivë (39.5% e infeksioneve të reja). Midis rajoneve të tjera më të prekur nga koronavirusi, rritja e rasteve është 241 raste në Piemonte (10.3%), 394 në Emilia Romagna, 80 në Veneto dhe 187 në Lazio.

Të dhënat e buletinit të ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një ulje të personave të shtruar në spital. Sot janë 2,009 persona në kujdesin intensiv, 93 më pak se dje. 21.372 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 161 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi janë 82,722 persona (+510 krahasuar me dje).

Numri i personave të shëruar arriti në 64.928, me një rritje në 1808 në 24 orë dhe 2622 njerëz u shpallën të shëruar dje.

SHKARKO APP