Izrael, Beniamin Netanjahu, piloti i keq
Izraeli në ditën e fundit të fushatës elektorale dhe situata është bërë delikate për Kryeministrin Netanjahu. Tetëdhjetë mijë persona u mblodhën në fund të javës për një miting kundër Netanjahut dhe Meier Daganit, ish shefi i Mossadit dhe një nga kundërshtarët e tij, mbajti një deklaratë të jashtëzakonshme: nuk janë armiqtë e rajonit që e shqetësojnë atë, por cilësia e drejtimit të vendit. Shumë vetë, dhe jo vetëm në gjirin e së majtës izraelite, por në një numër vendesh perëndimore, kanë përshtypjen që Netanjahu e piloton Izraelin në drejtimin e gabuar.
Brenda gjashtë viteve, ai nuk arriti të hidhte themelet e të ardhmes së vendit. Dhe nuk ekziston asnjë proces diplomatik sinjifikativ, që lejon të shpresohet një marrëveshje çfarëdo me palestinezët.
Duke identifikuar kërcënimin e paraqitur nga Irani, Netanjahu sigurisht ka treguar prova vendosmërie. Veprimet e tij ushtarake, megjithatë, nuk i sollën Izarelit atë që ai e dëshiron me entuziasëm. Krahas kësaj, duket se ai ka zemëruar mbrojtësin më të fuqishëm të vendit të tij, duke u grindur me presidentin Obama. Do të duhej që kongresi amerikan të dëgjonte haptazi Netanjahun të citonte troç rreziqet që paraqiste një marrëveshje shumë bujare me Teheranin. Kryeministri izraelit i dha aleatit të tij përshtypjen që ai kërkonte të diktonte politikën e tyre Shteteve të Bashkuara. Gjithshka që nuk shkon në Izrael, nuk i dedikohet vrullit të Netanjahut. Qeveritë izraelite gjithmonë janë sprapsur përpara kufijve të imponuar nga Uashingtoni, si dhe Shtetet e Bashkuara shpesh janë ballafaquar me kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e izraelitëve.
Personi që do të drejtojë Izraelin, do të duhet të integrojë faktin që mbështetja e Shteteve të Bashkuara nuk është më e pakushtëzuar. Ndihma amerikane tashmë ka pak rëndësi. Ajo përfaqëson 1% të GDP së Izraelit. Përveç kësaj “kupola e hekurt” [sistemi i mbrojtjes] i bashkëfinancuar nga Shtetet e Bashkuara ka zvogëluar rrezikun që raketat e Hamas-it dhe të Hezbollahut të bien mbi civilët. Më në fund, edhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk duan që Izraeli të ndërtojë koloni në Cisjordani, ato nuk shqetësohen në atë pikë që t’i bëjnë presion të fortë për të ndërprerë procesin.
E gjitha kjo i lejon Netanjahut të sfidojë haptazi ekipin e Obamas, megjithë faktin që vetëm ushtria amerikane është e fortë për të parandaluar Iranin të ndërtojë bombën e tij atomike, dhe të autorizojë atë që të dekretojë se nuk ka më urgjencë të kërkojë një zgjidhje me dy shtete (izraelit dhe palestinez). Tani është thelbësore që Izraeli të bëjë përparime konkrete në këtë drejtim.
Koalicioni i ri
Qeveria e re izraelite duhet të kuptojë që pozicioni i saj në Lindjen e Mesme sipas “pranverës arabe” varet nga bashkë ekzistenca me palestinezët. Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite mendojnë se ushtritë e shtetit islamik dhe sigurimi i Iranit përfaqësojnë një kërcënim më të madh se Izraeli. Kjo duhet të përbëjë një rast për vendim-marrësit politikë izraelitë. Do të duhet megjithatë që ata të fillojnë të adresojnë çështjet e ngritura nga eventualiteti i një shteti palestinez. Pas votimit të 17 marsit, Shtetet e Bashkuara dhe BE do të rrisin presionin mbi koalicionin e ri izraelit që ta kapë demin nga brirët.
Udhëheqësit perëndimorë do të ishin mjaft të pakujdesshëm, në se ata i përqëndrojnë kritikat e tyre mbi Izraelin dhe të neglizhojnë regjimin e dëmshëm dhe qëllimet armiqësore të Hamasit në Gaza, në se ata nuk e nxisin Autoritetin palestinez të sigurojë një qeverisje më të mirë, ose në qoftë se ata nuk angazhohen të ndërpresin futjen e armëve që vijnë nga Teherani.
Shefi i qeverisë izraelite duhet megjithatë të përcaktojë një të ardhme koherente dhe të mos të kënaqet duke i ngrirë konfliktet. Inercia diplomatike është bërë e rrezikshme. Izraeli gjendet përballë zgjedhjeve kritike.