Izraelitët fillojnë vaksinimin ndaj koronavirusit, nisin testimin nga kafshët

Bota po përballet me një tjetër sfidë tani atë për gjetjen e një vaksine që i jep fund virusit famëkeq që ka shkaktuar shumë viktima.

Kështu shumë shtete në botë kanë nisur studimet pëe shpikjen e një ilaçi. Izraeli ka nisur që të testojë një vaksinë për COVID-19 tek brejtësit në laboratorin e mbrojtjes bio-kimike.

Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se instituti i Kërkimit Biologjik në ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit ka bërë një “përparim të rëndësishëm” në zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i ZKI pason deklaratën e bërë nga shefi i institutit, Prof. Shmuel Shapira, i cili aktualizon kryeministrin Benjamin Netanyahu mbi përparimin e institutit në zhvillimin e një vaksine.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një burim ka thënë për Reuters se testen kanë filluar tashmë tek brejtësit, por nuk dihet ende se për çfarë lloji brejtësish bëhet fjalë.

Mendohet gjerësisht se Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike ka punuar në projektet e armëve biologjike dhe kimike. Kjo as nuk është konfirmuar e as nuk është mohuar nga Izraeli.

Në një deklaratë të rrallë për publikuan, shefi i inovacionit të IZKB, Eran Zahavy tha javën e kaluar se instituti kishte zhvendosur tërë fokusin e tij te koronavirusi i ri, ndërsa shtoi se tre grupe po përpiqeshin të zhvillonin një vaksinë kundër sëmundjes COVID-19 që shkakton koronavirusi dhe të tjerët që kërkojnë trajtime të mundshme.

Deri më tani, në Izrael të infektuar nga koronavirusi rezultojnë 4,831 persona ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 17.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?