Ja 6 gjërat që nuk dini për shtrëngimin e duarve

Ju mund të takoheni duke shtrënguar duart me disa njerëz në ditë, por e keni pyetur veten se çfarë ndodh me këtë takim duarsh?

Për çudi, ka një sërë kërkimesh për këtë. Më të fundit, një grup shkencëtarësh nga Izraeli kanë përdorur një kamera të fshehtë për të zbuluar se meshkujt ishin të prirë të fërkonin duart brenda 60 sekondave me një tjetër mashkull.

“Njerëzit nuk e vënë re këtë që po bëjnë”, thotë bashkëautori i studimit, Idan Frumin. “Madje, kur ua kemi treguar regjistrimin më pas, shumë prej tyre mendonin se ishte modifikuar disi”, vijon profesori i Institutit izraelit Weizmann.

Shtrëngoni duart për të treguar se jeni të paarmatosur
Megjithëse shumë mendojnë se shtrëngimi i duarve është një zakon edukativ, teoria më dominante e takimit të duarve është se ajo filloi si një mënyrë për t'i treguar mirëseardhjen tjetrit, dhe për t’i treguar se nuk ke armë. Nëse mbani mend filmin "Gladiatori", në versionin romak, gjatë takimit përfshihej edhe krahu, parakrahu dhe bërryli. Historianët thonë se kjo bëhej për të treguar se nuk kishin fshehur asnjë thikë nën mëngë.

Një takim i lehtë duarsh mund t’ju ndalë karrierën
Menaxherët e punësimit e shikojnë kandidatin për punë që nga shtrëngimi i duarve, nëse është apo jo i aftë për punë. Të paktën kështu thotë një studim i Journal Of Applied Psychology. E drejtë apo jo, një shtrëngim duarsh na tregon vetëbesimin që kemi, – thonë autorët.

Shtrëngimi i duarve i bën njerëzit të të duan
Pothuajse çdo bashkëveprim i njeriut me njeriun bëhet më i lehtë, nëse njerëzit takojnë duart, – thotë një kërkim i Journal of Cognitive Neuroscience. Duke aktivizuar pjesë të trurit tuaj që kanë të bëjnë me ndërveprimin shoqëror, shtrëngimi i duarve në fillim u jep mundësinë t’u shohin me sy të mirë dhe ul shanset për të të marrë inat.

Duhet t'u heqësh vizën disa njerëzve, nëse takoheni me dorën e majtë
Në disa vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme njerëzit përdorin dorën e majtë për t’u kujdesur për veten kur shkojnë në tualet. Dhe të takosh një person me dorën e majtë apo të prekësh krahun e tij me dorën e majtë kur e takon, konsiderohet ofendim i madh në disa rajone.

Duhet të shtrëngoni duart për jo për më shumë se 2 sekonda
Kur njerëzit ndihen mirë nga një shtrëngim i gjatë duarsh, një takim i shkurtër u jep atyre përshtypjen se je një njeri arrogant dhe i painteresuar. Kështu thotë një studim britanik. Studiuesit theksojnë se një takim duarsh që zgjat 1 apo 2 sekonda është më i përshtatshmi.

Nuk duhet të jesh psikolog të lexosh pëllëmbën e dorës
Kur takon duart, nëse e jep dorën tënde me pëllëmbën sipër tregon ndershmëri dhe gatishmëri, por edhe nënshtrim, – thotë një studim britanik. Ndërkohë, duke dhënë dorën me pëllëmbën poshtë, tregon se ju jeni mbi nivelin e tjetrit. Kështu që, kur jeni në dyshime, mbajeni pëllëmbën drejt. T.CH 

SHKARKO APP