Ja aksidentet më të shpeshta gjatë seksit
Lajmi se një person dëgjoi penisin duke iu thyer, ndërsa bënte seks, ka bërë xhiron e botës. Por cilët janë aksidentet më të shpeshta seksuale? Urologu Tobia Pottek jep shpjegimet e mëposhtme:
Vendi i parë: Çarja e lafshës së penisit
Për shumë njerëz, lëkura tek maja e penisit është shumë e shkurtër. Gjatë ereksionit, ajo tërhiqet shumë. Gjatë lëvizjeve të shpeshta gjatë seksit, lëkura mund të çahet. Rezultati: gjakderdhje dhe dhimbje e tmerrshme. Një këshillë është që të përdorni gishtat për të shtypur arterien. Në rast se nuk funksionon, urgjent në spital.
Vendi i dytë: Thyerja e penisit
Thyerja ose ruptura e penisit vjen kryesisht për shkak të problemeve me ereksionin ose kur bie ngacmimi kryesor seksual dhe zvogëlohet rrjedhja e gjakut. Dhimbja është e tmerrshme. Ndodh kryesisht kur femra është sipër jush. Disa mund të dëgjojnë zhurmën e thyerjes. Pasojat: penisi enjtet dhe bëhet si një patëllxhan. Është e rëndësishme që penisi të operohet brenda gjashtë orëve nga ngjarja ose do ketë pasoja shumë të rënda deri në impotencë. Kur të shkoni në spital, kërkoni vetëm urologun.
Vendi i tretë: Përdredhja e testikujve
Kështu quhet ajo që ndodh kur testikujt përdridhen rreth pjesës që bashkon qeskën e tyre me penisin. Pasojat janë shumë të rënda sepse pengohet qarkullimi i gjakut. E rëndësishme është që të bëheni operacion brenda gjashtë orëve, ndryshe testikujt vdesin përgjithmonë.
Vendi i katërt: Shpërthimi i testikujve
Nëse testikujt kapen në seks mes kockave të legenit të femrës apo mashkullit, mund të shpërthejnë. Operacion urgjent.
Vendi i pestë: Gjakderdhje e shkaktuar nga trupat e huaja
Kur rritet dëshira seksuale, njerëzit mund të përdorin edhe objekte në anus apo vaginë. Në rast se nis gjakderdhja, mos tentoni kurrë që t’i hiqni me dorë, por shkoni në spitalin më të afërt.