Ja çfarë duhet të bëni që të merrni një trajtim special nga stjuardesat në një fluturim

Nuk ka rëndësi nëse po udhëtoni me klasin e parë apo me atë ekonomik, me siguri jeni gjithnjë në kërkim të mënyrave për ta bërë fluturimin tuaj sa më të kënaqshëm e të rehatshëm që të jetë e mundur.

Sidoqoftë, ndërkohë që mendoni se mënyra më e mirë për këtë është të shpenzoni pak më shumë para për një vakt të veçantë, më shumë hapësirë etj, rezulton se gjithçka që duhet të bëni është t’i kushtoni vëmendje ekuipazhit të kabinës.

Në një postim të kohëve të fundit për flyertalk, stjuardesa e fluturimeve në kompaninë JetBlue, Amanda Pleva foli dhe tregoi se çfarë duhet që ajo ta trajtojë një pasagjer mirë.

“E dini cila është pjesa më e keqe e punës sime? Nuk është të pastroj të vjellat dhe as të duroj të bërtiturat e një pasagjeri të nevrikosur kur më bërtet në fytyrë, por është kur un qëndroj përpara derës së avionit duke i përshëndetur të gjithë njerëzit dhe ata më injorojnë. Kur dikush më sheh dhe e dëgjon përshëndetjen time, dhe pastaj më injoron kjo është përvoja më pak humane e mundshme”, tha ajo.

Ajo u inspiruar të shkruante një artikull pas pretendimeve të një artikulli të “Los Angeles Times” i cili pretendonte që pjesa më e madhe e njerëzve ndjejnë se trajtohen më mirë deh me më shumë respekt  kur udhëtojnë me klasin e parë ose me atë të biznesit.

“Kam lexuar gjetjet dhe kam menduar për to, më pas i kam analizuar këto perceptime dhe kam menduar për mënyrën se si mund të ndryshohen ato”, u shpreh ajo.

“Unë mund të them se nuk njoh asnjë stjuardesë që t’i shohë pasagjerët e klasit të parë me ndonjë sy ndryshe pasi lloji i punës sonë nuk është i tillë që ne marrim ndonjë përfitim nëse trajtojmë më mirë personat që udhëtojnë në këtë klasë”.

“Gjithsesi do të ishte gënjeshtër nëse do të thoja se ne nuk i preferojmë pasagjerët në këtë klasë, por kjo jo për shkak të statusit të tyre financiar por për shkak se këta persona ka më shumë gjasa të jenë të sjellshëm e të na përshëndesin gjithmonë”, tha Amanda.

SHKARKO APP