Ja çfarë duhet të dinë vajzat për puthjet

Ndoshta sekreti për një raport pasionant qëndron te puthjet që të drithërojnë. Është mënyra më e thjeshtë për të eksituar partnerin dhe të afron jashtëzakonisht me të… e garantuar.  Harroje rutinën e mërzitshme dhe ndize pasionin me këtë shtatë ide puthjesh sexy.
Përfshihuni në një puthje të gjatë që nuk do vazhdojë me seks. Po, jeni rrugës për në kinema, koncert ose në punë. E çfarë pastaj? Kjo nuk do të thotë që nuk mund të shijosh një puthje të ngadaltë, të thellë për 20 sekonda.
Puthe partnerin kudo përveçse në buzë. Kopjo Vivian, personazhi i Julia Roberts te Pretty Ëoman dhe puthe atë gjithandej deri sa ai të çmendet e të përgjërohet për më shumë.
Rikrijo puthjen tuaj të parë. Bëhu nostalgjike. Shkoni atje ku jeni puthur për herë të parë, javë, muaj apo vite të shkuar.
Ëmbëlsoji puthjet me krem pana. Shtrydh pak aty ku do e puthësh për një eksperiencë super të shijshme dhe lëre të të kthejë nderin. Edhe shurupi i çokollatës funksionon gjithashtu.
Luaj pak sado&mazo. Mos sprit që të bëhet seksi i çuditshëm. Mbaja duart të kapura ndërkohë që I jep një puthje të gjatë e të thellë. Dëshiron të ndërosh rolet? Thuaji të të lidhë sytë që të mos e dish ku do venë buzët e tij.
Përsos French-in tënd. Nuk dimë që ndonjë djalë të mos pëlqejë puthjet me gojë të hapur dhe me shumë gjuhë, kështu që mos ia kurse edhe nëse je tipi “sa më pak pështymë, të lutem”. Dhe pse është e ujshme, është e nxehtë.
Thithe. Nëse faza e puthjes po vazhdon pa fund, provo diçka të re. Me kujdes thith buzën e tij të poshtë ose majën e gjuhës që ta bësh të drithërohet.
 

SHKARKO APP