Ja çfarë duhet të dini për qukat në fytyrë

Një ndër trendet më të çuditshme të këtij viti ishin qukat tatuazh, trend i cili bëri njerëzit që kishin qukat natyrale t’i donin edhe më shumë këto të fundit.

Përpara se të mundoheni t’i fshihni apo të dëshironin mos t’i kishit mësoni më poshtë se çfarë keni të veçantë ju, njerëzit me quka.

Të quajtura në gjuhën mjekësore ephelide, qukat j janë të trashëguara gjenetikisht *Falënderoni prindërit për këto njolla kaq të lezetshme në fytyrën tuaj. Në të vërtetë qukat janë një mutacion i gjenit MC1R, i cili rregullon pigmentin. Këto të fundit zhvillohen me kalimin e viteve dhe deri më tani nuk është regjistruar as një bebe e lindur me quka.

Qukat mund të shumëfishohen gjatë ekspozimit tuaj në diell, ndaj është mirë të përdorni gjithmonë krem kundra diellit.

Njerëzit me lëkurë të bardhë dhe quka, nuk duhet të përdorin krem mbrojtës, vetëm për të mos i shumëfishuar këto pika, por edhe pse rreziku për kancer lëkure është më i lartë tek ata .

Përdorni mbrojtësin me spektër të gjerë UVA / UVB me SPF 30!

SHKARKO APP