Ja çfarë ndodh te fëmijët nëse i qëlloni me shuplakë
Të qëllosh me shuplakë fëmijët kur bëjnë gabime mund të ndikojë edhe pas 10 vitesh në temperamentin e tyre, thuhet në një raport. Madje mund t’i bëjë ata adoleshentë agresivë.
Sipas një kërkimi shkencor, të vegjlit që janë rrahur nga prindërit kanë më shumë gjasë që të jenë agresivë pas moshës 10 vjeç. Gjithashtu, këta fëmijë ka më shumë mundësi që të mos kenë sjellje të mirë me të tjerët.
Studimi i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Misurit analizoi 1840 çifte nënë-fëmijë, dhe të dhënat u morën përmes sondazheve, vizitave në shtëpi dhe intervistave të mësuesve.
Udhëheqësi i studimit ishte profesor Gustavo Carlo i cili është shprehur: “Rezultatet tona tregojnë se mënyra se si i trajtojnë prindërit fëmijët në moshë shumë të vogël ndikon në sjelljen e tyre kur të rriten. Është shumë e rëndësishme që prindërit të heqin dorë nga ndëshkimi fizik”.