Ja çfarë pyetjesh duhet ti bëjnë vetes të dashurat e burrave të martuar

Mesazhet që ne marrim mbi dashurinë shpesh përqendrohen kaq shumë se si të gjejmë një djalë, por ne shpesh injorojmë zgjedhjet që duhet të bëjmë në çastin që ai është i interesuar. Ajo valë nxitimi dashurie dhe joshjeje e bën të vështirë të mendosh me mendje të ftohtë, por nëse e gjen veten në pozicionin e ‘gruas tjetër’, është e rëndësishme që ju t’i shtroni vetes disa pyetje dhe të mendoni se si të kujdeseni siç duhet për veten.

1. Çfarë po kërkon në një marrëdhënie? Dashuria është një gjë: ajo nuk mund të ekzistojë e pavarur nga realitetet e jashtme. Ajo që ne shpesh nuk e dëgjojmë në historitë e romancës është pikërisht realiteti i jashtëm i cili është shumë i rëndësishëm për një jetë të përmbushur dhe të lumtur. Dashuria që ju kërkon të sakrifikoni shumë gjëra të tjera që janë të rëndësishme për ju, mund të mos ia vlejë.

Pra pyesni veten: Çfarë po kërkoni në një marrëdhënie te tille? A dëshironi një partner për të gjithë jetën? A dëshironi dikë për të shkuar në pushime familjarisht me ju dhe të jetë i disponueshëm për të festuar ngritjen tuaj në karrierë? A dëshironi dikë që të jetë me ju në spital në rast se prindërit e tu sëmuren? Nëse janë këto gjëra që dëshironi, atëherë e dini se partneri juaj mund të mos jetë i disponueshëm për ju. Thjesht jini e vetëdijshme se statistikat janë shumë kundër jush; vetëm 3 për qind e burrave përfundojnë të martuar me te dashurat e veta.

2. Çfarë statusi ju jep juve lidhja? Ka shumë gjëra që e bëjnë joshëse një lidhje me një burrë të martuar. Dashuria dhe joshja mund të lulëzojnë në një situatë të rrezikshme dhe dramatike. Ndoshta ju ndiheni speciale për shkak se ai po thyen betimin e tij për ty; ndoshta ti ndihesh edhe e fuqishme. Ose ndoshta për ju kjo lidhje është një mënyrë për t’i mbajtur gjërat e pakomplikuara për emocionet tuaja – për të mbajtur një distancë dhe një jetë tuajën. Në fund të fundit, ka përfitime nga të mostakuarit të familjes apo duke mos pasur nevojë të kalosh çdo fundjavë me të.

Pyet veten se çfarë të mirash ka nga ky skenar dhe mëso se çfarë të ofron me të vërtetë roli i te dashures. Pastaj pyet veten nëse ka ndonjë mënyrë që të arrish në një lidhje që të jetë më e përputhshme me integritetin tënd.

3. A jeni ju e përgatitur ta shihni atë si djalë të keq? Çdo marrëdhënie ka kompleksitetet e veta dhe është e vështirë me të vërtetë të kuptohet gjithçka nga jashtë. Gjithsesi, si e dashur është e rëndësishme për ty të përgatitësh veten për përgjigjet negative dhe akuzat. A jeni e gatshme të pranoni përgjegjësinë për këtë zgjidhje dhe për pasojat që mund të vijnë prej saj? Pyet veten se si do të ndiheshit nëse njerëz të rëndësishëm në jetën tuaj zbulojnë se keni këtë marrëdhënie. Kjo mund të të ndihmojë gjithashtu të shohësh vlerat e tua dhe të zbulosh nëse je duke kompromentuar vetveten. Çfarë tjetër po rrezikoni?

Mëso gjithashtu se nëse marrëdhënia zbulohet apo partneri juaj vendos t’i japë fund asaj, ti mund të përballesh me një ndërprerje të ashpër emocionale. Ti meriton të trajtohesh me respekt, por mund të mos kesh gjë në dorë në ndarjen se si do të përfundojë marrëdhënia nëse partneri po përpiqet të riparojë gjërat me bashkëshorten e tij.Zakonisht burrat kthehen ne familje dhe ruajen vetem kujtimin e mire nga kjo qe ka ndodhur, por vetem kaq.

4. A po merrni mbështetje? Ju keni nevojë që të flisni me dikë në konfidencialitet në mënyrë që të përpunoni atë që po ndieni. Është ndihmuese nëse ky dikush nuk do të marrë anë dhe mund të të ndihmojë të shikosh situatën nga jashtë. Edhe pse mund të jetë e dhimbshme, ki parasysh se janë së paku tre njerëz të përfshirë (më shumë nëse ka familje), dhe t’i shohësh gjërat bardhezi nuk të shërben. Dhe nëse ti zgjedh të ikësh nga marrëdhënia apo ai vendos ta ndërpresë, ke nevojë për ca kohë për t’u mërzitur. Merr mbështetje nga dikush që kupton se të thënët mirupafshim një te dashuri është e vështirë, nuk ka rëndësi se si dukej në fillim marrëdhënia apo se si ajo u zhvillua.

5-Raste kur bie krejt brenda dhe thua sa mirë o Zot .

 Ky është rast ndër një mijë raste, por që duket që në fillim dashuria nga e dashur e përkohshme në një të dashur-grua . Varet nga tipi edhe kjo marrëdhenie. Zakonisht tipat sanguin nuk përfundojnë në martesa me te dashurat e tyre, që gjithsesi dinë ti respektojnë ndjenjat.

SHKARKO APP