Ja çfarë tregon ngjyra e syve!
Nëse sytë janë dritarja e shpirtit, studime të reja pretendojnë se ato janë dritarja e shëndetit tonë. Një numër i madh studimesh tregojnë se ngjyra e syve ndikon ndaj mënyrës se si ne e ndiejmë dhimbjen, dhe madje edhe si priremi ndaj sporteve të ndryshme.
Sipas studiuesve në Universitetin ‘Pittsburgh’, femrat që kanë sy me ngjyrë të lehtë (blu, të gjelbër), përjetojnë më pak dhimbje gjatë lindjes krahasuar me gratë me sy të errët. Njerëzit me sy ngjyrë blu dhe të gjelbër, konsumojnë më shumë alkool, se sa njerëzit me sy të zinj dhe kafe të errët. Arsyeja për këtë gjendet tek gjenet.
Një profesor në shkencat Biomolekulare në Liverpool, në Universitetin “John Moores” ka thënë se ngjyra e syve është e bazuar në 1213 variacione të gjeneve të njerëzve. Marrim shembullin e melaninës, pigmentit që e bën ngjyrën e syve të errët. Ajo jo vetëm që i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj alkoolit, por gjithashtu ndihmon në rritjen e reagimeve ose impulseve të shpeshta në tru. Prandaj përgjithësisht njerëzit me sy të errët janë më të mirë në sporte si basketbolli.