Ja cila është gjuha e dytë më e folur në Shqipëri

Gjuha e dytë më e folur në një vend jo gjithmonë është e lehtë për t’u gjetur.

Por universiteti “Olivet Nazarene”, shkruan Business Insider, ka zhvilluar një studim të mrekullueshëm duke zbuluar se cila është gjuha e dytë më e folur në shumicën prej shteteve të botës.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga “World Factbook” i CIA-s.  Interesant është edhe fakti tjetër se në Shqipëri, gjuha e dytë më e folur nuk është anglishtja dhe as gjuha italiane, por është greqishtja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, duke analizuar gjuhën e dytë më të folur në një vend mund të zbulojmë shumë për historinë e atij vendi apo edhe rajonit përreth. Për shembull, Algjeria, Tanzania dhe Tunizia që të gjitha gjuhën e dytë më të folur kanë frëngjishte meqë ato kanë qenë koloni të Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Shqipëria e ka vende fqinj Greqinë dhe një pjesë e madhe shqiptarësh kanë emigruar atje, ndërkohë që në vendin tonë ka edhe minoritarë grekë.

Në Bosnje e Hercegovinë, gjuha e dytë më e folur është kroatishtja, në Mal të Zi serbishtja sikurse edhe në Kroaci, ndërsa në Maqedoni dominon shqipja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?