Ja cilat janë gabimet më të zakonshme të punëkërkuesve
Edhe punë kërkuesi më profesionist mund të gabojë gjatë kërkimeve për një punë të re. Por në një treg konkurues një gabim i vogël mund t’ju kushtojë profesionin që ju gjithmonë keni ëndërruar. Duke mësuar se si të kërkoni për një punë potenciale, kërkimi ka për të qënë më produktiv dhe do të sjellë rezultate pozitive. Ja cilët janë 10 gabimet që ju duhet ti shmangni nëqoftëse jeni duke kërkuar për një punë të re:
Përgjigjja ndaj mundësive për punë online. Në përgjithësi pozicionet e punës që ofrohen online prodhojnë një vlerë të ulët dhe shumë prej punë kërkuesve zhgënjehen prej tyre. Ekspertët sugjerojnë që mos të kalohet më shumë se 5% e kohës suaj të vyer për të klikuar në pozicionet e punëve online. Në një studim të kryer në vitin 2014 rezultoi se 60% e vendeve të punës fitohen nga referencat dhe shumë pak prej tyre online.
Dërgimi i CV-së pa u kërkuar një e tillë. Në të shumtën e rasteve CV-ja që ju dërgoni konsiderohet thjesht si diçka pa vlerë. Këshilluesi i karrierës dhe kërkuesi i pozicioneve të punës Rick Gillis bie dakort se një CV e dërguar mund të refuzohet që në momentin e parë nëse ajo nuk është e përshtatur në mënyrën e duhur dhe e shenjëstruar për një pozicion pune të caktuar të lirë. Nëse ju dërgoni CV jo të plota, ka shumë mundësi që mos të merrni kurrë një përgjigje ndaj mos harxhoni kohën tuaj kot, atë mund ta shfrytëzoni për të bërë diçka më produktive.
Kërkimi vetëm për një vend punë të lirë. Më shumë se 40% e pozicioneve të punës janë krijuar për aplikuesin gjatë intervistës. Kjo do të thotë që pozicioni që ka fituar ky punë kërkues nuk ka ekzistuar më parë por është krijuar në momentin që është shfaqur kandidati perfekt. Çelësi është të zhvendosni fokusin tuaj nga vendet e lira me mundësitë që ju keni.
Ofrimi në punë të ndryshme. Është e vërtetë që ju duhet të jeni i hapur ndaj mundësive të ndryshme por kjo nuk do të thotë që ju të dilni jashtë profesionit tuaj. Duhet ti vini vetes qëllim të gjeni mundësinë e duhur dhe jo të provoni çdo gjë që ju shfaqet para. Gjatë një interviste jini të qartë për pozicionin e punës që jeni duke kërkuar dhe mos u fokusoni në gjëra të tjerë që mund t’ju shkaktojë humbje të përqëndrimit.
Të qënurit i paplanifikuar në kërkimin tuaj. Gjetja e një pune apo ndryshimi i asaj aktuales duhet të ndodhë gradualisht. Ekspertët sugjerojnë një metodologji planifikimi efikase. Është e rëndësishme që të përcaktohet një kohë gjatë ditës kur ju do të merreni me kërkimin e një pune të re. Ju gjithashtu duhet të kufizoni numrin e aplikimeve brenda një ditë pasi nëqoftëse thirreni për një takim të drejtpërdrejte nuk do të keni mundësi të shkoni tek të gjithë.
Kërkimi i punës nga vetë ju. Këshilluesit apo miqtë tuaj mund t’ju sugjerojnë opsione dhe strategji të ndryshme për të gjetur një punë por puna më e rëndësishme ju mbetet juve. Gjithsesi bëni mirë ti vini veshin këshillimeve të ekspertëve dhe negociatorëve.
Lejoni të tjerët të kontrollojnë kërkimin tuaj. Gjithmonë duhet të pranoni ndihmën që ju jepet. Sigurohuni që të punoni me një grup të vogël profesionistësh që i keni zgjedhur vete ju në bazë të vlerave të ata kanë. Ata mund të kryejnë një rol të rëndësishëm në kërkimin tuaj, por gjithmonë nëse ndihma e tyre mbahet nën kontroll. Për shembull mos lejoni këshilluesit tuaj të formulojnë rezymenë pa lejen tuaj dhe bëjini atyre të ditur që duhet të kërkojnë gjithmonë aprovimin tuaj para se të veprojnë.
Përgatitja jo e duhur për intervistën. Sipas ekspertëve të gjithë intervistuesit fokusohen në artikulimin e vlerës suaj, formulimin e pyetjeve inteligjente, negociatat etj. Para se të paraqiteni në një intervistë më parë siguroheni që të keni marrë gjithë informacionin e duhur mbi kompaninë ku jeni thirrur. Në këtë mënyrë do të shmangni pyetjet e panejvoshme gjatë saj dhe do të jeni më brenda cështjes. Mos kini frikë të flisni gjatë intervistës po më mirë është të dëgjoni.
Mos njohja e vlerës suaj në treg. Si fillim ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për vlerën dhe aftësitë tuaja përpara se t’ja prezantoni ato dikujt tjetër. Bëni mirë ti ndani aftësitë tuaja në ato teknike, shprehëse, negociatore dhe në eksperiencë. Kështu cdo cilësi e juaj do të vlerësohet për atë që është.
Mungesa e pyetjeve për pozicionin. Kjo përbën një nga gabimet më të mëdhenj. Nëqoftëse keni qënë me fat dhe keni kaluar fazat e para të intervistimit mos mendoni se e fituat punën. Ju duhet të pyesni për çdo paqartësi që keni mbi pozicionin që ju jeni duke kërkuar kështu do të jeni në dijeni të gjithçkaje që ju duhet.
Përgatiti: S.L