Ja disa gjëra që na e shkurtojnë jetën çdo ditë
Vështirësi në gjetjen e dashurisë
Nëse keni vështirësi për të gjetur një partner, kjo mund të ju mundojë dhe të u a shkurtojë jetën për disa muaj. Dhe sa më gjatë të jeni vetëm, atëherë kjo mund t'ju shkatërrojë totalisht. Studimet kanë treguar se njerëzit që nuk do të martohen asnjëherë, e shkurtojnë jetën e tyre për 29%.
Qëndrimi ulur për disa orë me radhë
Nëse qëndroni ulur për më shumë se nga tre orë në ditë, mund ta shkurtoni jetën tuaj për dy vite. Një studim që është bërë në Australi ka treguar se as edhe stërvitjet e rregullta nuk mund t’i shmangin rreziqet që vijnë si pasojë e të ndenjurit gjatë kohë ulur.
Lënja mënjanë e miqve
Njerëzit më jetë më të dobët sociale kanë më shumë qasje drejt vdekjes, ndërsa vetmia shumëvjeçare mund të jetë e dëmshme për shëndetin e njëjtë sikurse të konsumosh nga 15 cigare në ditë. Nga ana tjetër, është konkluduar se njerëzit më të moshuar që kanë miq më tepër, për 22 % i rrisin mundësit për të jetuar më gjatë. Marrëdhëniet shoqërore ndikojnë në mënyrë pozitive në shëndetin e trurit.
Qëndrimi me orë para televizorit
Vetëm dy orë në ditë qëndrimi para televizorit mund të sjellë në vdekje të parakohshme, sëmundje të zemrës dhe diabetis të tipit Sipas disa studimeve çdo orë e kaluar përpara televizorit pasi mbushim 25 vjet, e shkurton jetën për 21.8 minuta.
Konsumoni ushqim të pashëndetshëm
Ushqimi i shpejtë (fast food), buka e bardhë, mishi i kuq, produkte të mishit të thatë dhe shumë përbërës tjerë, kur konsumohen në sasi të tepruar dhe të madhe na e shkurtojnë jetën për 20%.
Nuk mundeni të gjeni punë
Papunësia mund ta rrisë rrezikun nga vdekja e parakohëshme, duke u bazuar sipas një studimi kanadez që ka zgjatur për 40 vite dhe në të cilën kanë marrë pjesë 20 milion njerëz nga 15 shtete. Po ashtu edhe një studim tjetër ka treguar se tek femrat e bardha faktorët më të shpeshtë sa i përket vdekjes së parakohshme janë duhani dhe papunësia. Por është treguar se edhe njerëzit më të moshuar kur ta humbasin punën e tyre gjatë kohës së pensionimit, shkaku i depresionit ata humbin tre vite nga jeta e tyre deri sa të adaptohen në këtë ndryshim.
Rrugëtim i gjatë deri në punë
Nëse udhëtoni gjatë deri tek vendi i punës tuaj, e rrisni nivelin e stresit, i merrni efektet e njejta negative sikurse të uljes dhe poashtu i zvogëloni mundësitë për të qenë pjesëmarrës në aktivitete të shëndetshme.
Jo aktivitet seksual
Një studim i kryer mbi disa meshkuj ka treguar se pamundësia e të përjetuarit orgazëm të shpeshtë apo të rregullt në mënyrë potenciale e rrit vdekjeprueshmërinë për 50% krahasuar me ata të cilët rregullisht kanë marrëdhënie seksuale.
Marrëdhënia e keqe me kolegët në punë
Mungesa e përkrahjes nga ana e kolegëve mund të jetë një tregues i fuqishëm për rrezik nga vdekja e parakohshme, thekson kështu një studim i bërë në Universitetin në Tel Aviv.
Shumë apo pak gjumë
Studimet kanë treguar se shekulli i jetës shkurtohet nëse bëni gjumëmë pak se pesë ore dhe më shumë se nëntë orë. Mesatarja është shtatë apo gjashtë orë në mënyrë që të keni funksionin normal dhe me efektivitet.
Keni frikë nga vdekja apo nuk dëshironi të jetoni aq sa duhet.
Një paradoks tjetër i dhimbshëm është se frika nga vdekja po ashtu paraqet vdekjeprueshmëri. Një studim tjetër në të cilin kanë marrë pjesë persona të prekur nga kanceri ka treguar se jetëgjatësia tek ata që e kanë pasur frikë vdekjen është shkurtuar. Tek ata njerëz që nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje vdekjeprurëse, frika intensive nga vdekja rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare për tre deri në pesë herë më shumë. Frika e ëmbël ka një ndikim pozitiv, sepse e shtyjnë njeriun që të bëjë aktivitet fizik sa më shumë, dhe po ashtu ia rrit dëshirën për jetë të shëndetshme.