Ja fundi i Botës

Thuajse në çdo regjion, e pa dyshim edhe në çdo religjion, ka profeci në lidhje me fundin e botës.

Thuajse të gjitha fetë flasin për ardhjen e një shpëtuesi, i cili do t’i shpëtojë njerëzit nga shkatërrimi.

Profecia Daoiste

Li Hong do të vijë si Mesia i Ditëve të fundit. Nëse i mësoni dhjetë “sutrat” e mësimeve të tij, atëherë mund t’i shëroni të gjitha sëmundjet në trupin tuaj. Sipas “Dëshirës së zemrës suaj” do të jeni në gjendje që ta takoni Zotin e përkryer, i cili do të vijë. Themeluesi i kësaj feje, Falun Dafa, quhet Master Li Hongzhi dhe libri kryesor i Falun Dafa-s, “Zhuan Falun” përmban dhjetë mësime dhe thuhet se ka efekte të mira shëndetësore.

Bibla e të krishterëve

Elijah do të vijë para Krishtit, si një i mençur nga Lindja dhe ai do të vendosë çdo gjë në vendin e vet dhe do t’i përhapë mësimet e veta te të gjithë popujt. Jerusalemi i përshkruar në Ditët e fundit është Kina dhe Dragoi i kuq në Bibël është Partia komuniste kineze. Ato vendosin “shenjën e bishës” në çdo fëmijë kinez, të cilët janë të obliguar që t’i premtojnë besnikëri kësaj partie. Sipas Biblës, sundimi i Partisë komuniste kineze do të zgjatë deri në vitin 2019.

Druzët

“Al Hakkim” (i cili ishte zoti më i reinkarnuar sipas besimit të drurëve) do të kthehet dhe ai do të vijë nga Kina në Ditët e fundit, për ta pushtuar tërë botën me një ushtri prej 2,5 milionë pasues. Ai dhe dishepujt e tij do të persekutohen, por do të mbijetojë.

Mitologjia e popullit nors

Ngjarja që ata kanë parashikuar për fund të botës quhet Ragnarokkr dhe dmth “muzgu i perëndive”. Pjesëtarët e popullit nors mendojnë se kjo do të jetë koha e konfliktit final midis zotave të mirë dhe atyre të këqij. Universi i vjetër do të pësojë kolaps dhe njerëzit në tokë do të luftojnë kundër njëri-tjetrit, qoftë edhe brenda familjeve. Por, ekziston shpresa, meqë një Univers më i mirë dhe më i madh do të lindë dhe do të ketë edhe njerëz të mbijetuar. Vajza, e cila mbijeton Ragnarokkrin quhet “Liv”(që dmth mbrojtje) kurse djali quhet”Livtrase”(dmth përhapje e jetës).

SHKARKO APP