Ja ku banojnë gjashtë më të pasurit e Amerikës

Bill Gates, Jeff Bezos, Warrnen Buffett, Mark Zuckerberg, Larry Ellison dhe Michael Bloomberg janë gjashtë njerëzit më të pasur në Amerikë. Ata kanë pasuri marramendëse, ashtu sikundër edhe jetojnë në ambiente luksoze.

Nëse nuk e keni parë se ku jetojnë gjashtë më të pasurit e amerikës, është momenti që ta dini.

1.Bill Gates

Pasuria: $81 miliarde

Rezidenca : Medina, Washington

Bill Gates, 60-vjeçar  e kalon kohën më të madhe në rezidencën  e tij Medina, prej 6200 metra katrorë ne Ëashington, e cila  njihet dhe me pseudonimin Xanadu 2.0.

Ai harxhoi  7 vite kohë për të ndërtuar këtë rezidencë  dhe  vlerën  63.2 milionë dollarë, e cila është e pajisur  me  cilësitë më të fundit.

2.Jeff Bezos

Pasuria: $67 miliardë dollarë

Rezidenca: Medina, Ëashington

Jeff Bezos, 52-vjeçar, gjatë  kohës së ngritje dhe rritjes së perandorisë sëe tij e-commerce, ka blerë shumë prona të patundshme, duke i renditur në vendin e 26 për sasinë e tokave  në pronësi në Amerikë. Në konceptin e rezidencës ai ka në pronësi  një fermë në West Texas me siperfaqe  667 km2, një shtëpi  në shtetin e Uashingtonit, tre apartamente në Manhattan’s Century ToëerI, dhe një sipërfaqe prej 1115 m2.

3.Warren Buffett

Pasuria: $65.5 billion

Rezidenca: Omaha, Nebraska

Z. Buffet, 86-vjeç njihet per stilin e tij të të jetuarit thjeshtë.

Shtëpia e tij është ne Omaha, Nebraska, të cilën e bleu në vitin 1958, për 31 mijë dollarë. Z. Buffet ka jetuar në këtë shtëpi që prej asaj kohe. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1921, dhe pas disa ndërhyrjesh  aktualisht  është me sipërfaqe 600 metra katrore .

4.Mark Zuckerberg

Pasuria: $55.5 billion

Rezidenca: Palo Alto, California

Sipërmarrësi më i ri, ndër më të pasurit në Amerikë, Mark Zuckerberg  e ka  investuar pasurinë e tij në arsim, shëndetë si dhe filantropi.

Mr. Zuckerberg, 32-vjeçar, bleu shtëpinë e tij të parë të stilit Craftsman, rreth 465 metra katrorë në Palo Alto për rreth 7 milionë dollarë në vitin 2011. Ai gjithashtu  shembi katër nga shtëpitë që e rrethonin.

5.Larry Ellison

Pasuria: $49.3 billion

Rezidenca: Woodside, California

Drejtuesi ekzekutiv  i kompanisë Oracle  Larry Ellison, ka blerë pjesën më të madhe të tokave të ish-fqinjëve të tij në  Malibu dhe përreth liqenit Tahoe. Është pronar edhe  i fermes  Beechwood.

Prona e tij ne Woodside, California, me një vlerë rreth 110 milionë  dollarë, është modeluar sipas arkitekturës  japoneze të shekullit të 16.

6.Michael Bloomberg

Pasuria: $45 billion

Rezidenca: Manhattan, New York

Ish-kryebashkiaku i New York Michael Bloomberg, 74 vjec, ka më shumë se një duzinë pasurish të patundshme anembanë botës. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës në  shtëpinë e tij në Upper Estate Side

SHKARKO APP