Ja ku mund të “fshiheni” në rast lufte bërthamore

Ka thashetheme se Lufta III Botërore mund të fillojë para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kjo me gjasë nuk do të ndodhë, por qëndron fakti se midis SHBA-së dhe Rusisë  nuk ka pasur ndonjëhere situatë më të tendosur.

Islanda

Me gjasë Islanda është vendi më i sigurt në këtë listë për shkak të vendndodhjes së saj. Mendohet se ky ishull nuk do të goditej as nga ndonjë raketë dhe as nuk do të prekej nga rrezatimi radioaktiv nga shpërthimet në qytetet e Evropës, apo Amerikës. Islanda ka edhe përparësi të tjera: peshkimin dhe energjinë gjeotermale.

Ishulli Louis

Ishulli skocez Louis gjendet tri orë lundrim larg pjesës tokësore të Skocisë. Bëhet fjalë për një vend të përshtatshëm për jetë, i cili nuk tërheq vëmendjen e të mëdhenjve.

Antarktiku

Edhe pse këtu gjatë tërë vitit bën ftohtë, mbijetesa është e mundur nëse i keni aftësitë e duhura. Përparësia më e madhe është se, me gjasë, të gjitha fuqitë që do të merrnin pjesë në një luftë bërthamore, do ta injoronin Antarktikun.

Kanzas Siti

Është qyteti më i përshtatshëm në rast të një lufte bërthamore. Ky qytet është i rrethuar me arra pjellore të cilat lehtë mund të mbrohen nga sulmuesit potencialë.

Jukon

Njëra ndër provincat më të largëta të Kanadasë është Jukon. Një përparësi shtesë është se bëhet fjalë për një destinacion plot me kafshë të egra dhe pasuri minerare, për ushqim dhe për fillim të ri të civilizimit.

SHKARKO APP