Ja kush do ta hedhë i pari votën nesër

Nesër shqiptarët do të votojnë për qeverinë dhe kuvendin e ri. Që nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, shqiptarët do të dalin për të votuar.

Por kush do të jetë i pari që do të votojë?

Bëhet fjalë për kryetarin e KQZ-së, Klement Zguri, i cili në orën 07:00 të mëngjesit do të jetë votuesi i parë i Qendrës së Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.

Menjëherë pas votimit, Kryetari i KQZ-së do të përcjellë edhe mesazhet për votuesit në të gjithë vendin.

SHKARKO APP