Ja kush është imazhi i ri i Louis Vuitton
Firmat më të njohura të botës, zgjedhin personazhet e njohura të ekranit për fushatat e tyre publicitare. Tashmë një tjetër aktore e njohur është imazhi i firmës më prestigjioze të modës, Louis Vuitton. Bëhet fjalë për aktoren Emma Stone. Aktorja do të shfaqet në reklama, si dhe në daljet e saj në tapetin e kuq me fustane Louis Vuitton për dy vitet e ardhshme. Me një shumë prej 6-10 milionë dollarë, aktorja ka pranuar të jetë imazhi i kësaj marke luksoze.