Ja masat për ndeshjen Shqipëri-Spanjë, mbyllen bizneset rreth stadiumit, kufizime në qarkullim

Policia e Shkodrës ka marrë një sërë masash për mbarëvajten e ndeshjes Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Masat e policisë konsistojnë në kufizimin e qarkullimit dhe parkimin e automjeteve. Po ashtu policia thotë se futja e tifozëve do të nisë në orën 17:00 me qëllim shmangien e konfuzionit.

Blutë e Shkodrës kanë kërkuar mirëkuptimin e sportdashësve që do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu të gjitha administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ku duhet të lëvizni me makinë

Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.

Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

-Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

-Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

– Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

-Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

Rrugët që nuk duhet të parkoni

Nga ora 08:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

-Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, dt.09.10.2016 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

-Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. Bajram Curri deri te Rr.Ibrahim Rugova.

-Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit.

Kufizimi ne qarkullim

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

4.Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

5.Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

6.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

7.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

8.Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

“Xhabije – Parrucë”

“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?