Ja mënyra si të memorizojmë emrat

Shpesh rastis që ne të mos e memorizojmë një emër të caktuar që në takimin e parë.

Studimet e fundit lidhur mbi kete fenomen , tregojnë se kjo lidhet me ngarkesën që ka truri gjatë një dite të zakonshme dhe në varësi të interesit që ju mund të shfaqni për personin që keni përball.

Takimi i parë që ne mund të bëjmë me një person dhe të mos e memorizojmë emrin e tij ka të bëjë dhe me faktin se ne nuk kemi informacione për atë individ dhe një takim nuk është i mjaftueshëm për asgjë.

Ndërsa nëse do të mendojmë për persona që kanë një terheqje më shumë për njëri-tjetrin, atëherë është rast ndryshe, pasi është çështja e interesit që shfaq dhe këmbëngulja për të kërkuar më shumë informacione lidhur me personin e ri që mund të jetë bërë pjesë e jetës.

Ndërkohë nëse gjendeni para një situate të tillë të sikletshme ku ju nuk e mbani mend emrin e një personi me të cilin jeni të detyruar të kaloni disa orë, ekspertët sygjerojnë që për të memorizuar diçka duhet të përsëritet, prandaj me vete përsëriteni emrin e personit. Gjithashtu një mënyrë tjetër për të bërë të mundur që ju të memorizoni emrin është që të bëni një lidhje të emrit të tij me një objekt ose dicka tjetër që ju e keni përzemër.

SHKARKO APP