Ja në çfarë moshe do të jeni i lumtur!
Viti më i lumtur në jetën tonë fillon kur ne mbushim 34-vjeç sepse në këtë kohë ne martohemi, krijojmë familje dhe fillojmë të mendojmë për fazat e reja të karrierës, thuhet në një hulumtim.
Më shumë se dy mijë persona mbi 40-vjeç janë pyetur se në cilën moshë jemi më të lumtur dhe rezultatet kanë treguar se mosha 34-vjeçare është viti kur njerëzit janë më të lumtur në jetën e tyre, transmeton.
Hulumtimi gjithashtu ka gjetur se në këtë moshë njerëzit janë rahat me vetveten dhe kanë të ardhura të mjaftueshme sa për të jetuar një jetë të rehatshme.
Një pjesë e të anketuarve janë shprehur se vitet e adoleshencës janë më të lumturat shkaku i lirisë, jetës së natës. Një pjesë tjetër kanë thënë se mosha 40-vjeçare është koha më e lumtur shkaku sigurisë dhe se në këtë kohë u pëlqen të kujdesen për fëmijët.
Arsyeja e lumturisë së tyre në moshën 34-vjeçare ka qenë: “Në këtë kohë unë gjeta dashurinë e jetës me të cilën krijova familje”.