Ja nga se varet orgazma te femrat
Një studim i ri për seksin ka dalë në përfundimin se madhësia e penisit nuk ndikon aspak në arritjen e orgazmës te femrat.
Në fakt është madhësia dhe pozicioni i vaginës te femrat ato që përcaktojnë arritjen e orgazmës.
Deri më tani, në qendër të diskutimeve seksuale për orgazmën femërore ka qenë penisi, dhe shumë meshkuj kanë qenë të shqetësuar për madhësinë e tij.
Por tashmë mund të rrinë të qetë. Studimi tregon se diferencat mes vaginave te femrat dhe se si ato ndikojnë në arritjen e orgazmës. Kërkuesit thonë se është madhësia e saj që përcakton nëse femrat e arrijnë lehtë orgazmën ose jo.
Kështu, sipas këtij studimi, femrat që e kanë klitorin deri në 2.5 cm larg traktit urinar e kanë më të thjeshtë që të arrijnë orgazmën përmes penetrimit.
Në rastin tjetër, kur klitori gjendet mbi 2.5 cm larg traktit urinar, atëherë këto femra e kanë më të vështirë të arrijnë orgazmën vetëm me penetrim gjatë seksit. Në këto kushte, partnerët mund të eksplorojnë pozicione të ndryshme seksuale, të cilat mund të afrojnë disi klitorin me traktin urinar, shkruan “The Sun”.