Ja pse duhet të dilni me dikë më të ri se vetja

Çfarë gjërash interesante mund të gjesh te një i dashur më i ri, duke bërë për vete dhe ato femra me kërkesa shumë të larta. Deri para disa vitesh, emërtimi toy-boy përdorej me një kuptim jo shumë pozitiv, por qëkur çifti i ri francez presidencial, Emmanuel dhe Brigitte Macron, kanë dalë në skenë, edhe femrat me kërkesa shumë të larta kanë filluar ta pëlqejnë idenë e një të dashuri më të ri se vetja. “20 minuta” ka vendosur tetë motive se pse një femër duhet të ketë pranë një të dashur më të ri.

Është i shkujdesur

Jeta për një të dashur më të ri se vetja është një aventurë. Kur ai të merr në telefon në mes të natës, nuk e bën këtë për të marrë një mendim apo këshillë, por thjesht sepse ai të mendon dhe dëshiron të të dëgjojë zërin.

Eksperiencën sentimentale

Në një marrëdhënie, të jesh i papërvojë nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe. “Fakti që djali nuk ka pasur marrëdhënie tragjike romantike dhe është i gatshëm të bëjë një marrëveshje, është një avantazh i rëndësishëm.

I gatshëm për të luftuar

Ne ende jetojmë në një botë të dominuar nga meshkujt dhe një çift me një partner më të ri se vetja shpesh shihet me atë syrin negativ. Ai e kupton këtë dhe është i gatshëm të luftojë deri në fund, deri sa dashuria të triumfojë.

Të admiron

Një i dashur më i ri nuk e ka eksperiencën e jetës dhe atë profesionale që mund të ketë partnerja dhe kjo do ta çojë drejt një admirimi të sinqertë.

Vihet në pikëpyetje

Për shkak se ka një partnere më me eksperiencë se vetja, i dashuri më i ri vihet shumë në pikëpyetje. Kështu ai do të tregojë se është i pjekur dhe i gatshëm të vazhdojë me të dashurën e vet këtë përvojë pa mashtrime ose sekrete.

Është i kujdesshëm

Një partner më i ri i dhuron shumë përkujdesje femrës së vet: një tufë me lule e lënë në derën e shtëpisë, një citat i bukur i shkruar në pasqyrë apo shëtitje të këndshme pasditeve. E kishim harruar se sa të mirë janë këta djem që nuk kanë frikë të tregohen të ëmbël me të dashurën e tyre.

Nuk ka komplekse

Vetëm një i dashur më i ri e ka kurajën që t’i kërkojë të dashurës, pas një darke të këndshme, që të shkojë në diskotekë deri në mëngjes./shqip/

SHKARKO APP