Ja pse duhet të shqetësoheni nëse ju del gjumi natën

Nëse ju del gjumi gjatë natës, impakti mund të jetë shumë më serioz se sa thjesht sy të mjegulluar ditën e neserme.

Një studim masiv sugjeron se njerëzit të cilët mezi flenë natën janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve në zemër.

Nga të dhënat e nxjerra nga më shumë se 14 milionë  pacientë, rezultoi se ata të cilët zgjohen shpesh herë gjatë natës kanë 26% mundësi të lartë të  zhvillojnë rrahje të parregullta në zemër.

Skuadra nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco dhe Universiteti i Michigan, gjithashtu zbuluan se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, kishin 29% mundësi për tu prekur nga dridhja atriale.

Shkencëtarët dyshojnë se ndërprerjet e gjumit shtojnë stresin në dhomat e zemrës.

Kjo pasi hormonet kryesore rregullohen gjatë ciklit të gjumit-zgjimit.Gjithashtu provat sugjerojnë se gjumi ndikon në metabolizëm, ekuilibrin e hormoneve në trup, koresterolin,insulinën, presionin e gjakut dhe inflamacionin.

SHKARKO APP