Ja pse nuk duhet të qëndroni miq me ish-të dashurin

Shkenca, e cila ka për traditë konfirmimin e gjërave që thuajse veç i dimë, tani thotë se të qëndruarit miq me ish të dashurin është një ide shumë e keqe. Sigurisht është e vështirë ta përfundoni një lidhje dhe gjithmonë dëshironi t’i mbani pranë vetes personat që i doni. Por, a është me të vërtetë kaq gabim?

Sipas Nina Atwood, terapiste dhe autore e Temptations of the Single Girl, nuk është gabim, por është sfiduese dhe mund t’ju vë në një pozitë të keqe emocionale, transmeton Telegrafi.

“Të qëndruarit miq ju mban larg ndjenjës së humbjes së thellë, duke e zbutur dhimbjen e një ndarje”, thotë Atwood.

Swiss Digital Desktop Reklama
“Mund të ndjeheni që ky person ju njeh më mirë se çdo njeri tjetër. Edhe nëse nuk jeni e tërhequr seksualisht, ju ende mund ta dëshironi intimitetin emocional të cilin e keni pasur”, ka shtuar ajo.

Por, kjo vetëm sa e bën më të vështirë përballimin me të vërtetën. Duke qëndruar miq, “varësia” që e keni nuk hiqet dhe do të përfundoni me të njëjtat dhimbje herë pas here.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Juliana Breines, psikologe, të qëndruarit miq shpeshherë rezulton në dhimbje më të thella, xhelozi dhe shqetësim.

Shumë psikologë thonë se më së miri është t’ia fshini numrin, t’i bëni ‘block’ në Facebook dhe të vazhdoni jetën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?