Ja pse nuk duhet t’i fryni qirinjve të tortës

Për ata që mezi presin të hanë një copë nga torta e ditëlindjes ndoshta do të duhet të mendohen dy herë. Të dhëna të reja tregojnë se rituali i fryrjes së qirinjve mund ta mbushë ëmbëlsirën plot me baktere. Një grup studiuesish nga Clemson University në Karolinën e Jugut zbuloi se pështyma që del për fryrjen e qirinjve rrit bakteret mbi tortë me 1.400 për qind.

“Idenë e mora nga vajza ime teksa po bisedonim në një darkë të zakonshme kur po i shpjegoja asaj projektin”, thotë Dawson, profesor në universitet. Pavarësisht rezultatit të studimit, Dr. Dawson thotë se këto të dhëna nuk duhet të shkatërrojnë festat e ditëlindjes.

“Për mendimin tim jeni mirë nëse hani tortën e ditëlindjes së dikujt që i ka fryrë qirinjve. Nuk mendoj se do sëmureni”, shpjegon ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?