Ja pse statujat klasike kanë penis të vogël (Foto)
Shumëkujt mund t’i ketë rënë në sy që statujat klasike të meshkujve në periudhën greke dhe romake, e kanë penisin e vogël.
Por përse?
Historiania Ellen Oredsson është pyetur për këtë çështje.
Ajo thotë se nuk është një pyetje idiote.
E para, ajo thotë se penisët nuk janë në gjendje eksitimi, ndaj duken të vegjel, çka nuk ndryshon shumë me madhësinë e penisëve tani.
Së dyti, vlerat kulturore për bukurinë mashkullore ishin ndryshe atëherë.
“Sot penisët e mëdhenj shihen si një vlerë, por atëherë penisët e vegjël konsideroheshin më të mirë se të mëdhenjtë”.
Penisi i madh cilësohej si një dëshmi e marrëzisë, epshit dhe shëmtisë./mapo/