Ja sa duhet të zgjasë seksi normal
Është dëshmuar përfundimisht se sa duhet të zgjasë seksi normal. Nuk është sikur në filma pornografikë.
Po ju sjellim informacionet më të reja lidhur me atë se sa duhet të zgjasë seksi normal.
Seksologët, transmeton Telegrafi, kanë paraqitur numrat, andaj ju vetë vlerësoni se cilës kategori i takoni:
Seksi tepër i shkurtër – zgjatja e penetrimit është një deri në dy minuta definitivisht është e shkurtër për secilën femër sado që të jetë e eksituar.
Seksi i mjaftueshëm – mbase do t’ju befasojë, mirëpo në këtë kategori bën pjesë edhe penetrimi që zgjat tre deri në shtatë minuta.
Seksi i dëshirueshëm – midis shtatë dhe trembëdhjetë minuta penetrim.
Seksi tepër i gjatë – midis 10 dhe 30 minuta, sepse femra me siguri do të ketë probleme me lagështinë e vagjinës.
Arsyet e definimit të zgjatjes së dëshirueshme të seksit janë rezultate të hulumtimit të cilat kanë treguar që një numër i madh njerëzish të të dy gjinive konsideron që seksi shembullor është ai i cili zgjat 10 dhe 30 minuta, gjë që ekspertët sërish ia kanë përshkruar ndikimit të pornografisë.