Ja sa paguhet modelja më e kërkuar në Shqipëri

Mesa duket është klishe të thuash që profesioni i modeles në Shqipëri nuk korr sukses dhe të ardhura dhe këtë fakt na e ka konfirmuar Endrit Meritiri për #thuajemepepsi.

Fotografi i talentuar ka treguar se për të qenë një modele e kërkuar apo e famshme nuk do të thotë të kesh vetëm një fytyrë të bukur apo gjymtyrët në porpocionin e duhur. Ajo çfarë vërtetë vlen është puna dhe përkushtimi i duhur që të çon drejt suksesit.

Endriti është shprehur se një nga modelet më të famshme në Shqipëri ka arritur të fitojë 8 mijë dollarë në dy muaj punë. Kjo shumë marramendëse është fituar nga Alesia Noka e cila është një ndër modelet më të kërkuara si brenda edhe jashtë kufinjëve Shqiptarë.

Në vetëm dy muaj, ka thënë Endriti, Alesia mund të ketë punuar intensivisht vetëm 10 ditë, nga mëngjesi e deri në darkë dhe mund të ketë ndryshuar veshjet e saj rreth 80 herë. Sipas tij ky lloj përkushtimi dhe sakrifice është e domosdoshme për të krijuar famë dhe para në fushën e modelingut.

SHKARKO APP