Ja se si smartphone dëmton seksin

Smartphonet mund të themi me plot gojën që kanë hyrë tashme deri edhe në dhomën tonë të gjumit. Jo vetëm në shtrat dhe nën çarçaf, por edhe gjatë akteve seksuale nuk jemi në gjendje të qëndrojmë larg tentimit t për ta përdorur atë.

Sipas një sondazhi të realizuar në vendet e zhvilluara ku teknologjia ka hyrë në masë të gjërë, rezulton se 29% e femrave përdorin smartphone gjatë raporteve intime, duke e përdorur në 12% të rasteve për t’iu përgjigjur ndonjë thirrjeje, në 10% të rasteve lexojnë ndonjë sms, Facebook, Whatsapp dhe në 7% te rasteve për të parë profilin e tyre në Facebook.

Sipas psikologeve, ajo që bie në sy është frekuenca e lartë e përdorimit të tyre dhe ndikimi negativ në një marrëdhënie. Sipas tyre, ky instrument teknologjik përbën një “person” të tretë në marrëdhëniet intime mes një çifti, për me tepër, i dëmshëm dhe aspak komod.

Ai mund të krahasohet me një të dashur të padukshëm që nuk bën veçse dëmton pasionin dhe interesin për njeri-­tjetrin.

Kjo me siguri që përbën edhe një nga arsyet themelore që në sondazhe të ndryshme, rreth 35% e meshkujve dhe 30% e femrave shprehen të pakënaqur me jetën e tyre intime.

Është e vërtetë që aparate të tillë super të sofistikuar kanë lehtësuar marrëdhëniet në tërësi dhe mes partnereve në veçanti, veçanërisht kur është fjala për ta sjellë atë gjithnjë pranë dhe të arritshëm kudo që ai të ndodhet, por po kaq e vërtetë është se ajo penalizon rendë disponimin dhe frekuencën erotike mes çiftit.

SHKARKO APP