Ja sesi e mbron të dashurin e saj kjo vajzë
Lajme E Shtunë, 10 Prill 2021 12:49
Një vajzë vendosi të mbrojë të dashurin e saj, pasi në Reddit kishin nisur ta tallnin. Si ka mundësi që kjo bukuroshe është lidhur me këtë trashaluqin, pyesnin në Reddit. “Mos është Daun,” pyeste dikush. Por Ashley Stevens u zemërua kur pa komentet për të dashurin e saj, Christopher Glenn Reed. “Jam e habitur se sa shpejt gjykojnë njerëzit. Epo po ju them se me këtë djalë kam fituar llotarinë. Ai është tip që mendohet dhe i durueshëm. Ai gjithmonë më tregon se sa shumë më do me gjëra të vogla. Ai është shoku im më i mirë, dhe e dua e më do kështu siç jam. Mund të mos ketë muskuj, por vërtet, kujt i bëhet vonë për këtë, në momentin që kërkon për dikë që të kalosh gjithë jetën me të”, shkroi ajo.
“Zoti më ka bekuar me të. Ai më afron pranë Zotit me lutje dhe dashurinë e tij. E di që Zoti do na përdorë të dyve për gjëra të mrekullueshme”.